Aksidentohet mjeti i policisë me një makinë në aksin Gjirokastër- Kakavijë, mes 2 të lënduarve, njëri efektiv

Shqipëria

Aksidentohet mjeti i policisë me një makinë në aksin Gjirokastër- Kakavijë, mes 2 të lënduarve, njëri efektiv

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Gjirokastër- Kakavijë.

Në aksident janë përfshirë 2 mjete, njëri prej tyre i policisë.

Nga aksidenti janë lënduar 3 persona, teksa njëri prej tyre është efektiv i policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur detajet e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat