Ndryshon versioni i ngjarjes në Korçë? 49-vjeçarja i vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni

Shqipëria

Ndryshon versioni i ngjarjes në Korçë? 49-vjeçarja i vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 16:52
Policia

Policia ka dhënë një tjetër version të ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në qytetin e Korçës.

49-vjeçarja dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, ia ka vënë flakës vetes dhe më pas dyshohet se është hedhur nga ballkoni. “Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital”, njofton policia.

Më herët, u tha se gruaja mori plagë në trup, për shkak se një bombol shpërtheu në banesë, por duket se ngjarja ka ndodhur ndryshe.

“Korçë/Informacion paraprak

Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat