“Koha për një raport të ri Parlament-KLSH”, Shalsi: Nënkomisioni te Ekonomia nuk do të operojë mbi baza bipartizane

Shqipëria

“Koha për një raport të ri Parlament-KLSH”, Shalsi: Nënkomisioni te Ekonomia nuk do të operojë mbi baza bipartizane

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 11:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, ku pritet të raportojë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryetari Eduard Shalsi tha se duhet të hapim një marrëdhënie të re mes Parlamentit dhe KLSH-së.

Shalsi foli edhe për iniciativën e ngritjes së një nënkomisioni “Për Auditimin e Sektorit Publik”.

“Nuk do të jetë një nënkomision që do të operojë mbi baza bipartizane.

E tillë është eksperienca e shumë vendeve, që na sugjerojnë edhe partnerët tanë. Jemi në një proces shumë interesant për të ngritur raportin e Parlamentit me KLSH-në në një nivel të ri bashkëpunimi nga i cili ato që duhet të përfitojnë duhet të jenë qytetarët e Shqipërisë”, deklaroi Shalsi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat