Kreu i Gjykatës së Lartë zhvillon takimin e fundit zyrtar me ambasadorin britanik, Sadushi: Britania siguron mbështetje për sistemin e drejtësisë

Shqipëria

Kreu i Gjykatës së Lartë zhvillon takimin e fundit zyrtar me ambasadorin britanik, Sadushi: Britania siguron mbështetje për sistemin e drejtësisë

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 17:13
Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka zhvilluar takimin e fundit zyrtar me ambasadorin britanik në Tiranë Alastair King-Smith.

Sadushi u shpreh se partneriteti mes tyre vazhdon dhe se Britania e Madhe siguron mbështetjen e vazhdueshme për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

“Dëshiroj të theksoj mbështetjen dhe inkurajimin tuaj të palëkundur për fillimin e Projektit të Partneritetit Gjyqësor Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri në maj 2024.

Kam vlerësuar shumë personalisht ndërveprimet tona dhe njohuritë që keni ndarë. Aftësia për të trajtuar çështje të ndërlikuara ndërkombëtare ka fituar respekt dhe admirim të lartë nga të gjitha palët’, u shpreh kreu i Gjykatës së Lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat