Zjarr i përmasave të mëdha përfshin kodrat e Mbyetit në Fier, shpërthejnë disa fishekë, alarmohen banorët

Shqipëria

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin kodrat e Mbyetit në Fier, shpërthejnë disa fishekë, alarmohen banorët

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish-repartit ushtarak.

Gazetarja Marsela Topi raporton për BalkanWeb se flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat