Shoferë, mos tentoni t’u jepni rryshfet policëve se ju fusin në burg, vetëm në Tiranë numri i të arrestuarve shkoi…

Shqipëria

Shoferë, mos tentoni t’u jepni rryshfet policëve se ju fusin në burg, vetëm në Tiranë numri i të arrestuarve shkoi…

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë bën me dije se ka shkuar në 70 numri i shtetasve të arrestuar të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë

“Gjatë kontrolleve parandaluese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin M. G., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ky shtetas me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112”, thuhet në njoftimin e Komisariatitë të Policisë Rrugore Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat