Berisha: Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë sot qytetarët më të shtypur dhe të diskriminuar në Europë, PD mbështet kërkesat e tyre

Shqipëria

Berisha: Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë sot qytetarët më të shtypur dhe të diskriminuar në Europë, PD mbështet kërkesat e tyre

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 16:36
Protesta

Kryetari i PD-së, Sali Berisha përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë sot qytetarët më të shtypur dhe më të diskriminuar në Europë.

Kryedemokrati gjithashtu shprehet se PD mbështet plotësisht kërkesat e drejta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. 

Postimi i Berishës:

Protestë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Dinjitet dhe Identitet.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë sot qytetarët më të shtypur dhe të diskriminuar në Europë.

Ata vuajnë egërsinë e rracizmit të regjimit të Beogradit ndaj tyre që bënë gjithçka për largimin e tyre nga trojet e tyre shekullore.

Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet plotësisht kërkesat e drejta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Dinjitet dhe Identitet dhe i bën thirrje autoriteteve të Beogradit të respektojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Konventa Europiane e të Drejtave të Minoriteteve që Serbia ka firmosur dhe të ndalojë çdo formë diskriminimi të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore të Luginës së Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat