Vrasja e Egli Progës në Pogradec, kreu i policisë deklaratë zyrtare: Ngjarja është referuar si “vrasje me dashje”, autori…

Shqipëria

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, kreu i policisë deklaratë zyrtare: Ngjarja është referuar si “vrasje me dashje”, autori…

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 13:23
Egli Proga

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka bërë një deklaratë publike për vrasjen që ndodhi këtë fundjavë në Pogradec.

Ai u shpreh se ngjarja është referuar në prokurori si “vrasje me dashje”.

Ndër të tjera Rrubmullaku sqaroi se autori Denis Meçe është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas policia e ka arrestuar.

“Në lagjen nr. 1 Pogradec për konfliktin për motive të dobëta janë konfliktuar, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe ka ndërruar jetë. 19:09 minuta policia kur ka marrë njoftimin, ku është kërkuar ndihmë mjekësore. Shërbimet policore kanë mbërritur për tre minuta, ku kanë rrethuar vendin e ngjarjes.

Janë sekuestruar pamjet e sigurisë. Pajisje që administrohen nga prokuroria për ekzaminimin. Shtetasi Denis Meçe pas konfliktit është larguar nga vendi i ngjarjes e më pas është arrestuar. Vrasje me dashje e referuar nga policia”, tha Rrumbullaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat