Aksidenti tragjik me “jet ski” në plazhin e Velipojës, gjykata lë në burg italianin Di Tella

Shqipëria

Aksidenti tragjik me “jet ski” në plazhin e Velipojës, gjykata lë në burg italianin Di Tella

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Burg me afat 50 ditor" ndaj shtetasit italian, Salvadore Di Tella, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Gjykata e përfaqësuar nga Arta Llazari ka kërkuar grumbullimin e të gjitha provat mjeko-ligjore dhe ekspertizën navale.

I akuzuari i përfaqësuar nga avokati Arbër Rraja ka deklaruar në sallën e gjyqit se ngjarja ka qenë aksidentale.

Në seancën me dyer të mbyllura ishin të pranishëm babai i të akuzuarit bashkë me konsullin italian në Shkodër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat