Rrezikoi banesat dhe dogji dhjetëra rrënjë me ullinj, ndërhyrja nga ajri shuan zjarrin në Selenicë

Shqipëria

Rrezikoi banesat dhe dogji dhjetëra rrënjë me ullinj, ndërhyrja nga ajri shuan zjarrin në Selenicë

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Zjarri në fshatin Kocul në Selenicë është shuar.

Zjarri rrezikoi banesat e fshatit dhe dogji tokat bujqësore dhe pemtaritë kryesisht ullinj.

Veç ndërhyrjes së zjarrfikëses së Selenicës e Vlorës u desh të ndërhyhej nga ajri me helikopter për neutralizimin e flakëve.

Ndërsa situata e zjarrit është vendosur nën kontroll të plotë gjatë orëve të pasdites.

Megjithatë po monitorohet që të mos ketë riaktivizim të vatrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat