Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e dyfishtë në Roskovec që tronditi vendin. Xhaxha e nip, Gramos e Lavdosh Kurti u vranë nga 49-vjeçari Altin Kuka.
Sipas dëshmive në vendngjarje, shkak i konfliktit mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbrëmjen e djeshme.
Në momentin e që ka ndodhur ngjarja, dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronë të tyre.
Ata janë qëlluar me bershëri atomatiku dhe kanë mbëtur të vdekur në vend.
Pa ngjarjes, autori është vetëdorëzuar, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.