SPAK vë Berishën nën akuzë, Kikia: Mund të ishte vënë më herët, nuk ka ndodhur për shkak se...

Shqipëria

SPAK vë Berishën nën akuzë, Kikia: Mund të ishte vënë më herët, nuk ka ndodhur për shkak se...

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 21:56
Mentor Kikia

U mendua se ditët më të vështira të Partisë Demokratike ishin kur Sali Berisha u shpall "non grata" nga SHBA-ja dhe u përjashtua nga PD, mandej kur ndodhi përçarja e madhe brenda PD dhe lufta për logon dhe vulën e saj, por ndoshta ditët më të vështira janë tani kur PD-ja rrezikon që lideri i saj historik të përfundojë pas hekurave.

Nesër ai do të paraqitet në SPAK, ku mesa duket nga ajo që qarkullon në rrethet mediatike, mund të ketë dhe akuza të tjera ndaj Berisha veç atyre që janë bërë publike deri tani. 

Për të kuptuar më shumë mbi këtë temë, i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” ishte analisti Mentor Kikia.

"Sali Berisha përpara akuzave për korrupsion nuk është një ngjarje e rëndomtë juridike dhe as një proces nga ata që ndodhin rregullisht në Gjykatat e Shqipërisë apo qoftë edhe në SPAK. Nxjerja e një kryeministri përpara drejtësisë ndodh për herë të parë, përjashtuar Nanon i cili bëri burgun dhe pastaj bëri vjedhjet. Unë si qytetar dhe gazetar mendoj që Berisha mund të ishte vënë para akuzave më herët dhe për gjëra shumë më të rënda, por që kjo nuk ka ndodhur për shkak se shumë nga aferat korruptive që janë firmosur nga Berisha vazhduan të firmosen edhe nga Rama dhe për këtë arsye nuk shkuan në SPAK", u shpreh ndër të tjera analisti Mentor Kikia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat