Qëndresa Qytetare: Gjykata Kushtetuese u kthye në gardiane të mazhorancës, por mazhoranca nuk zbaton as vendimet e saj

Shqipëria

Qëndresa Qytetare: Gjykata Kushtetuese u kthye në gardiane të mazhorancës, por mazhoranca nuk zbaton as vendimet e saj

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 17:38
Ilustrim

Në një postim në Facebook, organizata Qëndresa Qytetare ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me veprimet e mazhorancës në lidhje me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ata e kanë kritikuar ashpër këtë institucion, duke e cilësuar atë si një "gardiane" të mazhorancës, ndërkohë që vetë mazhoranca nuk respekton vendimet e saj.

Gjithashtu ata u shprehën se Elisa Spiropali njoftoi në përfundim të seancës se do t’i "drejtohet Komisionit të Venecias për mendim, por qartazi kjo është një taktikë për zvarritjen e procesit.

"Gjykata Kushtetuese u kthye në gardiane të mazhorancës, por mazhoranca nuk zbaton as vendimet e saj!
Dy vitet e fundit Gjykata Kushtetuese në çështje sensitive si menaxhimi i Butrintit, ligji për pengmarrjen e studentëve të mjekësisë, apo pakti Rama Meloni për kampet në Gjadër ka dalë në vendime që ishin në krahun e interesave të qeverisë, por mesa duket qeveria as nuk dënjon ta njohë. Në seancën parlamentare maratonë deputetët e PS nuk zbatuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e mandatit të  deputetes socialiste Olta Xhaçka për verifikim, duke abstenuar ose duke votuar kundër.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi në përfundim të seancës se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për mendim, por qartazi kjo është një taktikë për zvarritjen e procesit. Qëndresa Qytetare vlerëson se kjo përbën një precedent të rrezikshëm, pasi forca e kartonëve në kuvend nuk mund të prevalojë mbi ligjin. Qëndresa Qytetare i kërkon Gjykatës Kushtetuese të mbajë një qëndrim publik për këtë rast ku paligjshmëria është konsumuar në zyrat më të larta të Shtetit Shqiptar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat