Mjekja Lira Gjika këshillon prindërit: Kujdes me sjelljen ndaj fëmijëve, ka disa gjëra që nuk negociohen

Shqipëria

Mjekja Lira Gjika këshillon prindërit: Kujdes me sjelljen ndaj fëmijëve, ka disa gjëra që nuk negociohen

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 21:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Në emisionin “Medicus” të gazetares Daljana Sejdia në News24 është trajtuar tema se si mund të ndihmohen fëmijët nga prindërit me nisjen e vitit të ri shkollor.

Lira Gjika ka këshillur prindërit që të inkurajojnë fëmijët për të bërë gjërat e tyre.

Fëmija i bën gjërat kur është gati, jo kur duam ne. Ndaj në shumë vende janë hequr notat, sepse fëmija duhet të jetë sa më kreativ. Mirë do të ishte që deri në klasën e 9-të mos të kishte nota, pasi kjo do i bënte sa më shumë kreativë fëmijët”, tha mjekja e njohur.

Gjika tha se për fëmijët ka disa gjera që nuk negociohen. “Gjumi, sidomos për fëmijët nga 0-13 vjeç është i domosdoshëm. Më mirë fëmijët mos hanë, se sa të lihen pa gjumë”, tha mjekja.

Lidhur me përdorimin e telefonave nga fëmijët, Gjika tha se deri në 2-vjeç është absolutisht e ndaluar përdorimi i televizorëve dhe celularëve.

Gjika tha se studimet amerikane kanë treguar se deri në 2-vjeç, fëmijët që shikonin 1 orë TV, mësonin 6-8 fjalë më pak se ata që nuk shikonin.

Nuk të mëson të ndash, të ndërveprosh. Pas moshës 2 vjeç, mund të nisë një 10 minutësh, ose dy herë nga 10 minuta, e kështu me rradhë”, tha Gjika.

Mjekja ka vënë theksin te libri, duke u shprehur se pavarësisht duket një sfidë e vështirë, prindërit duhet të ushqejnë fëmijët për të lexuar librat.

Në vijim ajo jep këshilla lidhur me sjelljen apo me mënyrën se si prindërit mund ti drejtohen fëmijëve. “Ka fëmijë që nuk qajnë se mund të mërzitet mami ose babi, në këtë mënyrë i kthejnë fëmijët në servilë”, tha mjekja Gjika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat