“Gangster që vë gjoba”- U dhunua barbarisht nga baba e bir, rrëfimi i policit bashkiak: U shoqërua dhe u lanë të lirë

Shqipëria

“Gangster që vë gjoba”- U dhunua barbarisht nga baba e bir, rrëfimi i policit bashkiak: U shoqërua dhe u lanë të lirë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 09:58
Efektivi i Vlorës, Bruno Jazaj

“Gangster që vë gjoba”, mësohet se iu janë drejtuar dy dhunuesit efektivit të policisë bashkiake përpara se ta godisnin barbarisht.

Efektivi i Vlorës, Bruno Jazaj mori lëndime serioze dhe u dërgua me urgjencë në spital në pavijonin e kirurgjisë pas dhunës së ushtruar ndaj tij.

Sipas tij, dy personat janë e dhunuan janë baba e bir, Kristi dhe Todi Sota nga fshati Bestrovë.

“Ata u shoqëruan dhe u lënë të lirë . Kjo më ka indinjuar më shumë”, u shpreh efektivi i rrugores.

Bruno Jazaj ka deklaruar se është goditur për shkak të detyrës pasi i kanë përmendur një gjobë makine duke i thënë: “Gangster që vë gjoba”, ndërsa ai thekson se kishte 4 muaj operator dhe jo në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat