Makina të djegura në garazh, çfarë la pas zjarri në kompleksin "Kika 1" në kryeqytet

Shqipëria

Makina të djegura në garazh, çfarë la pas zjarri në kompleksin "Kika 1" në kryeqytet

Më: 25 janar 2025 Në ora: 21:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamjet që shihni në foto janë të makinave, të cilët u dogjën në garazhin e pallatit në kompleksin “Kika 1” në kryeqytet.

Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për evakuimin e banorëve, ndërsa disa banorë u asfiksuan nga tymi, por pas mjekimit, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Sipas burimeve pranë QSUT, një 38 vjeçare ndodhet në shërbimin e toksikologjisë duke marrë trajtim mjekësor si pasojë e problemeve me frymemarrjen të shkaktuara nga tymi, jashtë rreziku për jetën.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aktualisht ka prezencë tymi në disa banesa, dhe pas stabilizimit të situatës banorët do të kthehen në banesat e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat