Ushtroi dhunë ndaj ish- bashkëshortes/ Vihet në pranga 29 vjeçari në Mirditë

Shqipëria

Ushtroi dhunë ndaj ish- bashkëshortes/ Vihet në pranga 29 vjeçari në Mirditë

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Një 29 vjeçar ka rënë në pranga e policisë.

Kjo pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish bashkëshortes së tij e cila ka shkuar në spital për mjekim më të specializuar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Policisë  Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin R. U, 29 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij 39 vjeçare, e cila ka marrë mjekim në spital.”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat