Denoncimi i PD, Boçi: Blendi Klosi pranoi se PS ka nisur regjistrimin e emigrantëve 5 muaj më parë, PER ka 2 muaj që punon

Shqipëria

Denoncimi i PD, Boçi: Blendi Klosi pranoi se PS ka nisur regjistrimin e emigrantëve 5 muaj më parë, PER ka 2 muaj që punon

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 15:01
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, foli në programin e drekës në News24 mbi situatën politike para zgjedhjeve të 11 majit.

Ai kritikoi Partinë Socialiste për deklaratat e saj lidhur me regjistrimin e emigrantëve, duke theksuar se Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, kishte zbuluar hapur se socialistët kishin nisur regjistrimin e emigrantëve 5 muaj më herët.

Boçi theksoi se Klosi kishte thënë se PS kishte nisur regjistrimet e emigrantëve prej pesë muajsh, ndërsa theksoi se platforma e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), PER, ka nisur punën prej vetëm dy muajsh.

“Regjistrimi ka nisur para dy muajsh, jo pesë muajsh. A kanë shfrytëzuar KQZ? A kanë ditur programin dhe kanë marrë të dhënat? Ky është krim zgjedhor,” deklaroi Boçi.

Ai gjithashtu denoncoi trysninë e ushtruar ndaj mësuesve dhe mjekëve, të cilët sipas tij, detyrohen të sigurojnë emrat e emigrantëve. “Ku është struktura e SPAK për të luftuar krimin zgjedhor? Krimi zgjedhor nuk bëhet ditën e zgjedhjeve, por para tyre,” përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat