Sekuestrohen biznese, truall e magazina në Gjirokastër! Dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale

Shqipëria

Sekuestrohen biznese, truall e magazina në Gjirokastër! Dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Në Gjirokastër, Prokuroria ka sekuestruar disa biznese, truall dhe magazina të një personi.

Dyshohet se pasuria rrjedh nga veprimtria e paligjshme.

“Me kërkesë të Prokurorisë së Gjirokastrës një personi i janë sekuestruar biznese, tokë truall dhe magazina, pasi ka dyshime se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Sipas njoftimit, pasuritë e sekuestruara kanë qenë të personit me inicialet D.A, i dyshuar për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup kriminal tek prodhimi e shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat