“Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten?”/ Motra e Leo Sadikut: Vëllain ma vranë mjekët, nuk do ndalem...

Shqipëria

“Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten?”/ Motra e Leo Sadikut: Vëllain ma vranë mjekët, nuk do ndalem...

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 18:40
Leo Sadiku

Motra e Leo Sadikut, vogëlushit të ndjerë, ka folur në protestën e organizuar përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një fjalim të mbajtur, motra e Leo Sadikut tha se mjekësia shqiptare sot është në gjendje të degraduar. Ajo shtoi se vëllanë ia vranë mjekët. Motra e Leo Sadikut nënvizoi se nuk do të ndalet derisa të gjejë drejtësi për vëllanë e saj.

Motra e Leo Sadikut: Vëllai im ndërroi jetë, teksa disa mjekë nuk dinin të bënin punën. Mjekësia shqiptare më vrau vëllanë. Ata pa pikë mëshire vendosën ta vrisnin. QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim, ata dalin me pretendime të rreme. Ata nuk i kanë bërë një eko zemre, një skaner, një matje tensioni, si i bëjnë ato betime ata. Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im? Prokuroria hesht dhe prindërit e mi vetëm qajnë.

Nuk do të ndalem derisa për vëllanë tim të gjej drejtësi. Ata e vranë Leon, nuk bënë asgjë. Mjekët nuk bënë asgjë. Si mund ta lësh një nënë pa bir, ku do të rritemi ne në këtë Shqipëri. I lënë fëmijët të vdesin, kjo është Shqipëria. Kur ky shtet do kujdeset për fëmijët?

Leo Sadiku ndërroi jetë më 8 janar në QSUT. Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat