Rrugën për votat! Banorët në Kukës paraqesin kërkesat: As miq nuk na vijnë në shtëpi nga rruga

Shqipëria

Rrugën për votat! Banorët në Kukës paraqesin kërkesat: As miq nuk na vijnë në shtëpi nga rruga

Më: 7 mars 2025 Në ora: 15:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e 5 fshatrave të njësive administrative Kolsh, Surroj e Arrën kanë protestuar para institucionit të Bashkisë së Kukësit për lënien në dorë të fatit të rrugës nga e cila duhet të kalojën çdo ditë.

Në rast se rruga Kukës-Surroj që ligj këto fshatra nuk do të ndërtohet, ata paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 majit.

“Ne kërkojmë rrugën zotëri. Është rrugë katastrofë. As miq për qejf nuk na vijnë te shtëpia”, thonë qytetarët.

Rruga Kukës-Surroj për shkak të gropave dhe dëmtimeve ndër vite është bërë e pakalueshme me automjete sipas këtyre banorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat