Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Lezhë, nuk ka persona të lënduar! Detajet e ngjarjes

Shqipëria

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Lezhë, nuk ka persona të lënduar! Detajet e ngjarjes

Më: 14 mars 2025 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në Lezhë.

Mësohet se objekt i sulmit me lëndë plasëse ka qenë një lokal në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin.

Për fat të mirë nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia po kryen te gjithë veprimet  për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lendes plasëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat