Kryetari i PD Sali Berisha, ka apeluar nga Elbasani për të mos votuar ata kandidatë për deputetë të opozitës që nuk iu bashkuan koalicionit. I pyetur për deputetin Dashnor Sula që dha dorëheqjen nga PD për t’ju bashkuar koalicionit të “Nisma-Shqipëria bëhet” të Adriatik Lapaj.
“Dashnor Sula bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe iku në punën e tij, ka kohë ta mendojë”, tha Berisha.
Lideri demokrat bëri thirrje gjithashtu se “asnjë votë nuk duhet të shkojë për patericat e Edi Ramës”.
“Të gjitha partitë opozitare u ftuan në koalicion, por ata që nuk pranuan çojnë vota janë për Ramën”, tha kreu i PD.