Rama inspekton Bazën Ajrore të Kuçovës: Po kthehet në një aset strategjik të NATO-s!

Shqipëria

Rama inspekton Bazën Ajrore të Kuçovës: Po kthehet në një aset strategjik të NATO-s!

Më: 18 mars 2025 Në ora: 14:50
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka inspektuar në Bazën Ajrore të Kuçovës.

Rama shprehet se Baza e Kuçovës po kthehet në një aset strategjik të NATO-s.

Gjithashtu, tha ai, modernizimi i Forcave Ajrore, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare.

Në Bazën Ajrore të Kuçovës që po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime.

Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare”, shprehet Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat