“Ju gënjen Lul Basha nga mëngjesi në darkë”/ Berisha thirrje kandidatëve të koalicionit Euroatlantik: Kthehuni…

Shqipëria

“Ju gënjen Lul Basha nga mëngjesi në darkë”/ Berisha thirrje kandidatëve të koalicionit Euroatlantik: Kthehuni…

Më: 18 mars 2025 Në ora: 21:15
Sali Berisha

Gjatë takimit në qytetin e Shkodrës ku janë prezantuar  11 kandidatët për deputetë të PD në qarkun e Shkodrës, kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje demokratëve që kanë zgjedhur të ndjekin Bashën, ti bashkohen koalicionit opozitar.

“Fatmir, Ramiz, ikni tani e morët vesh ku shkoi Donaldi e shihni dhe ku po shkon dhe Kimi. Mos vazhdoni gënjeshtrën e Lul Bashës se nuk ka më turp t’ju gënjejë Lul Basha nga mëngjesi në darkë.

Të gënjejë që po të uleni dhe të mendoni sa herë jeni gënjyer  ju s’jeni të zotë ti numëroni.

Kthehuni dhe mos vazhdoni betejën se cdo votë për këta është votë për Edi Ramën, cdo votë e partive kundër opozitës  është votë për Edi Ramën”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat