‘Konflikti mes Veliajt dhe Ramës është i hapur’, Shehaj: Betejë forcash, por regjisori mbetet kryeministri

Shqipëria

‘Konflikti mes Veliajt dhe Ramës është i hapur’, Shehaj: Betejë forcash, por regjisori mbetet kryeministri

Më: 20 mars 2025 Në ora: 20:54
Erion Veliaj dhe Edi Rama

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, ka komentuar  tensionet mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës, duke e cilësuar ndërhyrjen e qeverisë në Bashkinë e Tiranës si të paligjshme. Sipas saj, pushteti vendor është autonom dhe çdo ndërhyrje nga qeveria qendrore bie ndesh me ligjin.

Shehaj e interpreton tërheqjen e Veliajt nga emërimi i Sara Goxhajt si një shenjë e një marrëveshjeje të heshtur mes tij dhe Ramës. Ajo thekson se kjo situatë konfirmon ekzistencën e një konflikti mes kryeministrit dhe kryebashkiakut, por në fund të fundit, regjisori i vërtetë i aferave në Bashkinë e Tiranës është vetë Rama.

“Kryeministri nuk mund të ushtrojë presion mbi institucionet vendore. Rama nuk mund të vendosë vetë se si duhet të funksionojë Bashkia e Tiranës. Kjo ishte një betejë forcash dhe në fund të dy palët u dakordësuan. Ajo që mbetet për t’u parë është se çfarë fitoi Veliaj dhe çfarë humbi Rama. E vetmja gjë e sigurt është se ky konflikt është tashmë i hapur”, u shpreh Shehaj.

Ajo theksoi se nëse Rama nuk do të ishte drejtuesi i prapaskenave, do të kishte marrë masa kundër Veliajt më herët. Për momentin, situata në Bashkinë e Tiranës mbetet e tensionuar, me zhvillime që pritet të qartësohen në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat