“Për trame keni Lulin, ai e ka bërë një në Tiranë! Do ta çonte deri në Durrës, por e zuri gjumi”- Rama ironizon Bashën nga Vlora

Shqipëria

“Për trame keni Lulin, ai e ka bërë një në Tiranë! Do ta çonte deri në Durrës, por e zuri gjumi”- Rama ironizon Bashën nga Vlora

Më: 23 mars 2025 Në ora: 11:01
Edi Rama

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama ironizoi Lulzim Bashën, duke thënë se ai e nisi një tram në Tiranë, por nuk e çoi dot në Durrës, pasi e zuri gjumi.

Rama: Duhet të biem dakord për një gjë që ju bëni mirë që kërkoni. Për tramin në Vlorë do të na duhej Luli, ne nuk dimë të bëjmë trame.

Luli e ka bërë një tram në Tiranë, që sic e kanë parë qytetarët e Tiranës është shumë i suksesshëm, me një shpejtësi marramendëse, kapërcen të gjitha problematikat që krijohen nga trafiku. E kishte planin që të çonte deri në Durrës, por e zuri gjumi e la vetëm në Tiranë.

Kështu që nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, por shpresoj që mos të arrihet për shkak të tramit  të çohet Vlora dhe të thotë duam Lulin kryetar bashkie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat