“Kriminelët s’janë të mirëpritur në SHBA”- Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Shqipëria

“Kriminelët s’janë të mirëpritur në SHBA”- Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Më: 24 mars 2025 Në ora: 10:25
Kristi Noem

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila thotë se “kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”.

Sekretarja thekson se “nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme, do të kapeni, do të hiqeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë”.

Po ashtu ambasada thekson se pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës

“Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret – nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat