Përfshihet nga flakët apartamenti, vdes një person në Bulqizë

Shqipëria

Përfshihet nga flakët apartamenti, vdes një person në Bulqizë

Më: 24 mars 2025 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës në Shqipëri mëngjesin e kësaj të hëne. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e një zjarri në një apartament ka humbur jetën një person.

Shtetasi me inicialet B.C., u arrit të nxirrrej nga banesa nga zjarrfikësit, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarje dhe  po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e  shkakut të rënies së zjarrit, raporton Euronews.al.

“Mëngjesin e  sotëm, rreth orës 09.10,  në  qytetin e vjetër  Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat