Gërdeci, 1997, 21 Janari…/ Rama ironizon Berishën, i bën ‘repost’ videos së kryedemokratit: Absolutisht po, flet vetë!

Shqipëria

Gërdeci, 1997, 21 Janari…/ Rama ironizon Berishën, i bën ‘repost’ videos së kryedemokratit: Absolutisht po, flet vetë!

Më: 26 mars 2025 Në ora: 21:18
Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama ironizon përsëri kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha me një video-postim të radhës në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook, duke marrë për shkak pikërisht një nga videot e kryedemokratit që i përgjigjej dyshes Rama-Basha për ‘dissing’ të nisur mes tyre prej ditësh.

Rama sot ka përdorur tekstin dhe këngën rep duke i vendosur në sfond ngjarjet ndër vite të Berishës.

Në video shihen pamje nga trazirat e vitit 1997, “torta e 100-vjetorit të pavarësisë”, shpërthimi i Gerdecit, etj.

Përpos videos së bërë ‘repost’ të Berishës ku shkruhet “No comment, felt vetë”, kryesocialisti shkruan ‘Absolutisht po, flet vetë’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat