Vetëm pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore për parlamentaret e 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka bërë një rikujtesë të gjitha partive dhe koalicioneve garuese.
E që ka të bëj me respektimin e Kodit Zgjedhor.
KQZ tërheq vëmendjen për çështjet e organizimit të koncerteve, distancat për hapjen e zyrave, banerave elektoral, apo edhe evenimenteve me karakter bamirës përgjatë kësaj periudhe.
Thirrja vjen në një moment, kur nga të gjitha kampet politike ka nisur intensifikimi i fushatës zgjedhore për 11 majin.