Problemet e pronës në Shqipëri, juristi Aga: Ligji 7501 i ngatërroi më tepër, ka aplikime për legalizim që nga viti 2006 pa përgjigje

Shqipëria

Problemet e pronës në Shqipëri, juristi Aga: Ligji 7501 i ngatërroi më tepër, ka aplikime për legalizim që nga viti 2006 pa përgjigje

Më: 29 mars 2025 Në ora: 09:33
Erald Aga

Juristi Erald Aga, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka analizuar problematikat e pronësisë në Shqipëri, duke theksuar se Ligji 7501 ka sjellë më shumë konfuzion sesa zgjidhje.

Sipas Agës, ky ligj nuk kishte si qëllim rikthimin e pronës te pronari i ligjshëm, por krijoi një sistem të ndërlikuar shpërndarjeje, duke sjellë mbivendosje pronash dhe abuzime me dokumente të falsifikuara.

Ai gjithashtu kritikoi procesin e legalizimeve, i cili nisi në vitin 2006 dhe ka kaluar në disa faza ligjore deri në versionin e fundit të vitit 2020. Sipas tij shumë qytetarë që kanë aplikuar për legalizime që nga viti 2006 ende nuk kanë marrë një përgjigje, ndërsa një pjesë e madhe hasin vështirësi në përdorimin e platformës digjitale e-Albania.

Ai shtoi se shteti duhet të marrë masa për të garantuar zgjidhje të qarta dhe efektive për pronarët dhe qytetarët që ende përballen me pasiguri mbi pronat e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat