Mbante drogë në makinë/ Pranga trafikantit në Tiranë, i sekuestrohet dhe një armë zjarri

Shqipëria

Mbante drogë në makinë/ Pranga trafikantit në Tiranë, i sekuestrohet dhe një armë zjarri

Më: 30 mars 2025 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Një 56-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi po transponte tetë kilogramë kanabis në automjetin e tij, sasi të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjet droga e fshehur në bagazh.

Kjo sasi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua një armë gjahu pa leje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat