Mishi i pulës me salmonelë nga Brazili, reagon ministrja Denaj: Kemi marrë masa, ja hapat qe po ndiqen

Shqipëria

Mishi i pulës me salmonelë nga Brazili, reagon ministrja Denaj: Kemi marrë masa, ja hapat qe po ndiqen

Më: 30 mars 2025 Në ora: 15:55
Anila Denaj

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka reaguar lidhur me bllokimin e filetove të pulës për shkak të përmbajtjes me salmonelë.

Sipas ministres, AKU ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është e angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore. Denaj theksoi se ka pasur reagim, por sipas saj nuk duhet të politizohet çështja e ushqimit dhe se rasti duhet të shqyrtohet nga institucionet përkatëse.

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Athinë me bashkatdhetarët. Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Çështja i takon institucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës.

Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun”, tha Denaj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat