Gurra: Mijëra persona ngelët pa falur namazin për Bajram, të falet në Namazgja, jo në shesh

Shqipëria

Gurra: Mijëra persona ngelët pa falur namazin për Bajram, të falet në Namazgja, jo në shesh

Më: 30 mars 2025 Në ora: 19:48
Ylli Gurra

Ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra tha se mijëra besimtarë ngelët pa e falur namazin e Bajramit të Madh që ishte caktuar në orën 7:30 nga Komuniteti Mysliman, ndërsa falja u krye deri në 7:15.

Gurra: Duhet të themi një të vërtetë, mijëra besimtarë ngelët pa e falur namazin e Bajramit të Madh që ishte caktuar në orën 7:30 nga Komuniteti Mysliman, ndërsa falja u krye deri në 7:15. Shumë pastaj ngelën pa e falur dhe e falën në xhami. Kryesia e Komunitet Mysliman dështuan sepse ka një përgjegjësi për këtë falje.

Kur ftohen njerëzit në shesh, qoftë edhe me shi, duhet t’i qëndrosh strikt.

Komuniteti vajti në katrahurë ebody  sipër pas predikimit, sepse Bajrami është edhe festë kombëtare, pasi nuk mund të mbahet një ligjëratë nga një persona saudit apo nuk e di kush është. Nuk ka arsye që të falet në shesh namazi. Kushtet e motit mund ta imponojnë këtë se po vijmë drejt dimrit. Të falet si në çdo vend tjetër, në xhami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat