Berisha: S’do të mund të investojnë kompanitë me konto offshore, se përndryshe do vërshonin paratë e vjedhura të ministrave

Shqipëria

Berisha: S’do të mund të investojnë kompanitë me konto offshore, se përndryshe do vërshonin paratë e vjedhura të ministrave

Më: 31 mars 2025 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një konference për media, ku ka shpalosur një pjesë të programit ekonomik të PD, ka deklaruar se do të krijojnë 4 zona të lira ekonomike në qarqet e mëdha të vendit.

Ai deklaroi se në këto zona të lira ekonomike nuk do mund të investojnë kompani me konto offshore.

“Do krijohen 4 zona të lira ekonomike në qarqet e mëdha të vendit me standardet më të mira, në të cilat nuk do mund të investojnë kompanitë me konto offshore.

Pastaj do të vërshonin miliarda para të vjedhura nga ministrat dhe qeveritarët. Do ktheheshin këtu në zona industriale”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat