Eksperti i ekonomisë pranë PD-së Dorian Teliti, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së brenda vitit 2030.
Teliti tha se deklaratat e Ramës janë kryekëput politike. Ai shtoi qeverisja e Ramës nuk ka standarde europiane.
Dorian Teliti: Rama tha se askush nuk mund të liberalizojë vizat në BE dhe e bëri PD. Janë deklarata politike. Qeverisja nuk ka standarde europiane. Ky shtet nuk e bën shqiptarin që të jetë krenar. Shqipëria është vend që nuk prodhon.
Ky vend nuk mbështet familjen. Si mund të flasësh për Shqipërinë europiane, që nuk ka ujë, ku në Onkologjik nuk ka ilaçe. Si mund të flasësh për Shqipëri europiane, kur rruga ndërtohet me kosto 2-3 herë më shumë se në shtetet e Europës.