Këshilli Drejtues rrëzon procedurën e vjetër, rihapet gara për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së

Shqipëria

Këshilli Drejtues rrëzon procedurën e vjetër, rihapet gara për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së

Më: 1 prill 2025 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Pas një procedure të pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit Parlamentar të Medias, Këshilli i ri Drejtues i RTSH-së vendosi me të gjithë votat e anëtarëve të rrëzojë procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Po në këtë mbledhje të mbajtur këtë të martë Këshilli drejtues vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisin nga e para.

Brenda këtij afati të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH-së dhe më pas në një mbledhje të dytë Këshilli Drejtues do ti shqyrtojë ato.

Një pikë tjetër e rëndësishme e mbledhjes ishte edhe miratimi i projektbuxhetit të Radio Televizionin Shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat