PD ka prezantuar mbrëmjen e së martës në fshatin Kolsh, dy kandidatët e PD në Lezhë, Lindita Metaliaj dhe Gjin Gjoni.
Gjekmarkaj shkruan në rrjetin social facebook se, si shumë fshatra të Shqipërisë edhe në këtë njësi, shumë zona janë lënë pas dore, pa investime dhe mbështetje.
“Fshati po humb rolin e tij në zhvillimin e vendit për shkak të keqqeverisjes, e cila ka shkatërruar bujqësinë, blegtorinë dhe sektorët jetikë. Arsimi ka pësuar rënie të ndjeshme në cilësi, me klasa kolektive që reflektojnë degradimin e sistemit.
Nuk mund të qëndrojmë duarkryq! Për 12 vite nuk kanë lënë asnjë gjurmë pozitive dhe tani përdorin premtime boshe për vota. Shqiptarët nuk mashtrohen më!
Vota e emigrantëve është jetike. Ata janë larguar nga padrejtësitë e këtij pushteti dhe duhet të angazhohen për të sjellë ndryshimin. Ky regjim, për të mbajtur pushtetin, ka përdorur dhunë, korrupsion dhe manipulime zgjedhore”, tha Gjekmarkaj.
Ai ka prezantuar disa pika të programit të PD sic janë pensioni minimal 200 euro, minimumi jetik 200 euro, rroga minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro, 160 milionë euro mbështetje për bujqësinë, rrogat më të larta në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët.