Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ të BE, Gonzato: Një shoqëri civile aktive është jetike! Duhet të kryhet monitorimi i qeverisë

Shqipëria

Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ të BE, Gonzato: Një shoqëri civile aktive është jetike! Duhet të kryhet monitorimi i qeverisë

Më: 4 prill 2025 Në ora: 09:38
Ambasadori i BE Silvio Gonzato

Ambasadori i BE Silvio Gonzato, ishte sot i pranishëm në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, një hap i rëndësishëm ky në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë

Gonzato: Një shoqëri civile aktive është jetike që qytetarët të kenë ndikimin e duhur dhe të marrin në dorë të mirat e reformave që sjellin anëtarësimin. Duhet të mos harrojmë që përgjegjësia e shoqërisë civile është të jetë sa më afër qytetarëve.

Por një shoqëri e tillë civile duhet të ketë edhe monitorimin e qeverisë, pasi luan një rol të rëndësishëm për kontrollin dhe krijimin e ekuilibrave.

Qeveria dhe Kuvendi kanë marrë disa angazhime që kanë synim krijimin e një hapësire të duhur për qytetarët, duke përfshirë edhe një klimë tatimore më të favorshme dhe menjë kuadër më të favorshëm për ata që duan të punojnë si vullnetarë.

Qeveria e Shqipërisë me ndihmën e BE ka kryer vlerësimin e strategjive për bashkëpunimin me shoqërinë civile, ka ardhur koha që qeveria të ndajë rezultatet e këtij vlerësimi që më pas në të kryejmë rekomandimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat