Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kanë qenë të pranishëm në Zall Herr, ku është bërë prezantimi i arritjeve në fushën e Mbrotjes.
Në këtë prezantim, Rama është njohur me kapacitetet e Ushtrisë.
Gjatë fjaës së tij Rama u shpreh: “Nëse sot ne kemi një trupë që mbështetet mbi kapacitete të rëndësishme njerëzore, ky është i vetmi aset i trashëguar nga e shkuara, që është kapaciteti i drejtuesve, falë të cilëve, këto forca i mbijetuan me shumë vështirësi një sfide si rezultat i shëmbjes së shtetit dhe më pas i kthimit të kurrizit nga ana e shtetit ndaj Forcave të Armatosura.
Nga njëra anë është krenari të them se në 10 vite kemi 10-fishuar investimet në fushën e mbrojtjes, por është dramatike të mendosh se kur morëm detyrën FA mbështeteshin me 28 milion euro investime. Sot është shumë më e vogël se shifra që kemi investuar vetëm për emergjencat civile".