Tarifat Trump, bizneset shqiptare drejt tregjeve të reja/ Gjoka: Jemi në negociata për shitjen e bimëve mjekësore në Japoni e Australi

Shqipëria

Tarifat Trump, bizneset shqiptare drejt tregjeve të reja/ Gjoka: Jemi në negociata për shitjen e bimëve mjekësore në Japoni e Australi

Më: 7 prill 2025 Në ora: 14:13
Gjoka

Tarifa Trump prej 10% e vendosur ndaj mallrave shqiptare ka shkaktuar shqetësim te bizneset shqiptare që eksportojnë drejt tregjeve amerikane.

Industria e bimve mjekësore dhe aromatike thotë se tashmë kanë nisur negocitat për të shitur produktet në tregje të reja si Japonia, Singapori e Japonia.

Tarifa tregtare e Trump përkthehet në rritje të kostos së eksportit duke  bërë  më pak konkurruese produktet shqiptare. Për të analizuar situatën bizneset kërkojnë nga qeveria ngritjen e një grupi pune për të analizuar efektet.

Edhe sektori i veshjeve dhe i këpucëve  thekson se tarifat Trump do të ndikojnë në eksportet shqiptare.Ndërsa vlera e eksportit të këtyre mallrave  në tregun ameriakan përllogaritet në rreth 100 milione dollare ne një vit. Shqipëria është një vend kandidat për BE-në dhe ka një marrëveshje tregtare me BE-në, duke përfituar nga statusi i tregut të lirë të BE-së.

Industria e tekstileve dhe kepuceve ngre si shqetesim edhe efektet nga tarifat Trump për produktet që kalojnë përmes BE-së për të arritur në SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat