“Ka qenë i zoti për të imponuar pushtetin mbi popullin e tij”/ Xhufi: Zogu nënshkroi marrëveshje antikombëtare

Shqipëria

“Ka qenë i zoti për të imponuar pushtetin mbi popullin e tij”/ Xhufi: Zogu nënshkroi marrëveshje antikombëtare

Më: 7 prill 2025 Në ora: 21:19
Pëllumb Xhufi

Historiani Pëllumb Xhufi në emisionin “Real Story”, në ABC News foli për shtatë prillin, rëndësinë historike të kësaj ditë, duke u ndalur edhe tek figura e Ahmet Zogut.

Gjatë kësaj interviste, Pëllumb Xhufi, u shpreh se janë nënshkruar marrëveshje antikombëtare nga Ahmet Zogu, duke shtuar se “ajo për të cilën është dalluar është edhe fakti se ka qenë i zoti për të imponuar pushtetin mbi popullin e tij”.

“Këta njerëz përcaktohen përgjithësisht si njerëz pa skrupuj. Zogu që në fillimet, mund ta themi se ka qenë i “zoti shenjtan”. Ka qenë i zoti për të imponuar pushtetin mbi popullin e tij, me të huajt e ka dredhur me të gjithë. Të njëjtat marrëveshje antikombëtare në ’15 dhe në ’24. Ai gjëja e parë që bëri, shpërndau ushtrinë. U vendos lëshimi i Shën Naumit.

Ka bërë edhe lëshime të rënda. U prish edhe me Italinë, se u mbyllën shkollat. Filluan problemet…Italia kërkonte të merrte portet që ta bënte bazë për t’u shtrirë në Ballkan. Italianët e “trashën zërin”, ky iu kthye përsëri Jugosllavisë, i kërkoi edhe hua sepse nuk i jepte më para Italia. Ai në ’24 hoqi Ushtrinë dhe mbajti Xhandarmërinë. Xhandarmëria për çfarë është? Për të “rrahur” popullin tënd”, tha Xhufi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat