“Nxirren” sekretet në sallë, përplasje mes të pandehurve, Hoxha: Vrasjen e Kilos e porositi Alibej, kishe marrëdhënie me gruan e tij

Shqipëria

“Nxirren” sekretet në sallë, përplasje mes të pandehurve, Hoxha: Vrasjen e Kilos e porositi Alibej, kishe marrëdhënie me gruan e tij

Më: 8 prill 2025 Në ora: 11:31
“Nxirren” sekretet në sallë, përplasje mes të pandehurve, Hoxha: Vrasjen e Kilos e porositi Alibej, kishe marrëdhënie me gruan e tij

Po mbahet edhe sot seanca për operacionin “Plumbi i artë”  në ambientet e GJKKO.

I pandehuri Xhulian Hoxha, bëri një deklaratë duke theksuar se për vrasjen e Oti Kilo, financues dhe organizator nuk është Suel Çela siç pretendon Nuredin Dumani, por është porosi e Erjon Alibej, pasi ky i fundit ka pasur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e Kilos, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

“Në një moment tjetër unë do flas më shumë për këtë gjë në një moment të dytë”, tha ai.

I penduari i drejtësi Erjon Alibej tha se “nuk më duket etike që të dalë ne media ky detaj”, që u deklarua nga Hoxha.

Më pas në sallë ka pasur një debat mes Xhulian Hoxhës dhe Erjon Alibejt.

Hoxha i ka thënë Alibejt: Kam marrë burg përjetë për fjalët e tua, ty çfarë të dogji, nga ajo që thashë unë.

Alibej: Mediat të bëjnë durim deri sa unë të filloj deklarimet, do dëgjoni jo vetëm për Suel Çelën por edhe për shumë Suel Çela të tjerë të Shqipërisë. Janë thënë shumë trillime dhe shumë të pavërteta. Bëni durim se do sqarohen të gjitha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat