“Paga mesatare është rritur dy herë e gjysmë”- Rama: Në Shqipërinë 2030, rroga mesatare do jetë 1250 euro

Shqipëria

“Paga mesatare është rritur dy herë e gjysmë”- Rama: Në Shqipërinë 2030, rroga mesatare do jetë 1250 euro

Më: 10 prill 2025 Në ora: 08:44
Edi Rama

Edi Rama: Nëse ka një gjë që është shumë evidente është pikërisht rritja e pagave në vend që ka impaktuar edhe rritjen  e pagave ne sektorin privat, ku sot ne kemi një pagë mesatare te kombinuar me sektorin publik-privat, 830 euro.

Ndërkohë, kur ne morëm detyrën paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro, ndërkohë që në 2024 u mbyll viti sipas INSTAT me një pagë mesatare 1000 euro.

Është shumë e qartë që në vitin 2030 paga mesatar do të jetë 1230 euro në sektin publik. Jemi në kushtet ku pagën mesatare e kemi rritur me shumë se 2 herë e gjysmë. Jemi në këto shifra, dhe arsyeja pse ne vonohemi masivit është se kur i them gjerat atje në realitet, janë njerëzit që ato gjëra i kanë të prekshme.

Kur them që paga minimale ishte 157 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin qe paga minimale do të bëhet 500 euro janarin e ardhshëm,  njerëzit e dinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat