Të shtënat me armë në Tiranë, sherri nisi në lokal, shoqërohen 10 persona

Shqipëria

Të shtënat me armë në Tiranë, sherri nisi në lokal, shoqërohen 10 persona

Më: 17 prill 2025 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur sa i takon sherrit të mbrëmshëm ku u përfshinë disa të rinj.

Burime për Abc News sqaruan se konflikti ka nisur nga personi i fundit që i është bashkuar tavolinës, pasi nuk ka takuar njërin prej personave në tavolinë, ky i fundit e ka sharë dhe fyer e më tej situata ka agravuar kur njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe me qytën e saj ka goditur tjetrin, çka ka bërë që arma të shkrepet në ajër.

Në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë, në komisariat janë shoqëruar mbi 10 persona teksa mes tyre ka edhe të arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Dritan Kocollari, dyshohet se është personi që ka pasur armën e zjarrit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat