“Erioni është mik i afërti imi dhe më mungon”, Mazniku flet për Veliajn: Qëndrimi ynë u ezaurua nga kryeministri!

Shqipëria

“Erioni është mik i afërti imi dhe më mungon”, Mazniku flet për Veliajn: Qëndrimi ynë u ezaurua nga kryeministri!

Më: 17 prill 2025 Në ora: 15:55
Arbjan Mazniku

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit dhe njëherësh ministër i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ishte sot në News 24 për të folur për fushatën e 11 majit. 

Mazniku: Kryeministri është drejtuesi politik i Tiranës. Pa dyshim, Erioni është një mik i afërti i imi dhe më mungon. Nuk na lejohet të komunikojmë. Është mirë dhe duke bërë betejën e tij. Besoj se është çështje që kryeministri është shprehur në mënyrë ezauruese dhe nuk kam për të shtuar dhe për të hequr për pozicionin e PS. Është një pozicion i ekuilibruar dhe i qartë. Unë nuk kam ç’të shtoj as më shumë e as më pak.

Jam mik i Erionin, por është çështje irelevante. Meritojmë që drejtësia ti shkojë çështjeve deri në fund. Duhet t’ia lëmë drejtësisë dhe të mos krijojmë aludimeve. Ka patur impakt, por jemi të fokusuar tek zgjedhjet.

Besoj se për këtë çështje PS ka patur një pozicion shumë të qartë dhe çështja se reforma në drejtësi është në këmbë falë PS dhe Edi Ramës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat