Arrestimi i Roven Zekës, si një aksident çoi në pranga shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë! Ja çfarë u zbulua nga përgjimet

Shqipëria

Arrestimi i Roven Zekës, si një aksident çoi në pranga shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë! Ja çfarë u zbulua nga përgjimet

Më: 19 prill 2025 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Detaje të reja janë mësuar lidhur me arrestimin e shefit të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se përfshirja e një gruaje në një aksident rrugor, ka bërë që ai të bjerë në pranga.

Siç bëjnë me dije burrit për gazetaren, dhe bashkëshorti i gruas për përfshirë në ka hyrë në komunikime me zyrtarët e qarkullimit.

Ai ishte në përgjim nga prokuroria e Posaçme për një çështje tjetër. Nga përgjimet ka rezultuar se janë ofruar para për të mbyllur në favor të gruas çështjen.

Pas këtyre përgjimeve, SPAK ka lëshuar urdhër arrest ndaj Zekës

Urdhër-arrest është lëshuar edhe për Sokol Novakun, Shef i sektorit për aksidentet si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Mësohet se ky i fundit është prangosur një ditë më parë.

Të tre dyshohen për korrupsion, pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat