Trondit ish-drejtuesi i policisë: Atentatorët nuk ngatërruan makinën, objektivi s'ishin fëmijët por...

Shqipëria

Trondit ish-drejtuesi i policisë: Atentatorët nuk ngatërruan makinën, objektivi s'ishin fëmijët por...

Më: 22 prill 2025 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdërmataj, ishte i ftuar në emisionin Breaking në Top News komentoi dy ngjarjet e rënda kriminale që tronditën vendin, atentatin në Tiranë me katër të plagosur dhe vrasjen në Lezhë.

Sipas tij, vrasja në Lezhë ka një pistë më të qartë hetimi, për shkak të së kaluarës kriminale të djalit të viktimës. Ai theksoi se kanë pasur më parë tentativa për atentate ndaj kësaj familjeje, çka ndihmon në orientimin e hetimeve.

Në lidhje me ngjarjen në Tiranë, Hajdërmataj hodhi poshtë mundësinë e ngatërrimit të shënjestrës. Sipas tij, autorët kanë ndjekur makinën dhe kanë qëlluar për herë të dytë, gjë që tregon se objektivi ishte i saktë. Ai kritikoi ashpër Policinë për mungesën e mbikëqyrjes ndaj personazheve me rekorde kriminale, duke e quajtur këtë një dështim të madh institucional.

“Në rastin e Lezhës, situata është më e qartë se në Tiranë, pasi i ndjeri për shkak të kaluarës së djalit jep një pistë më të qartë për të hetuar në këtë sens. Vrasja në Lezhë është më e qartë se rasti në Tiranë. Sepse djali i ndjerit ka pasur histori të errët dhe prej aktivitetit kriminal është më e qartë. Ka pasur tentativa, ka pasur vrasje të njerëzve të tij, ka pasur tendenca për të ekzekutuar të ndjerin, është më e qartë. Në aspektin e punës së policisë, do thoja që është një punë jo e dobët, por një punë skandaloze që në vazhdimësi jemi në të njëjtën situatë, që do të thotë që një personazh me shumë lidhje kriminale dhe ti si polici se mban nën mbikëqyrje. Në rastin e informacioneve si ngjarje është 90% i zbardhur, ama sa i përket provave për tu dorëzuar dhe për të kuptuar nëse vrasësit ishin me pagesë, do të jetë punë shumë e vështirë.

Për rastin e Tiranës pretendohet që mund të jetë ish-bashkëshortja e Brahimajt, por një gjë është e thjeshtë për tu vërtetuar, nëse ajo ka të njëjtin tip makine siç u fol. Ajo s’ka pasur kamera sigurie në hyrje të rezidencës, nëse ora është plus minus para-mbrapa ngremë një alibi që është një tendencë kjo, por nëse vjen pas dy orësh është diçka e thjeshtë të shkëputet nga ngjarja. Dhe diçka është e vështirë, makina që të monitoron, ka shumë elementë që kur i analizon, s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, s’kanë lidhje se ka shumë elemente që nuk lidhen bashkë. Objektivi në makinë s’janë fëmijët, por nuk janë ngatërruar makinat siç po thuhet. Përsëri, autorët e kanë ndjekur dhe monitoruar për një kohë të gjatë dhe kanë qëlluar, dhe për herë të dytë nuk është ngatërruar makina, përsa i përket personave nuk janë ata qëllimi.” tha ish-drejtuesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat