Spiropali me komunitetin egjiptian në Kavajë: Me Shqipërinë në BE, keni më shumë mundësi integrimi e zhvillimi

Shqipëria

Spiropali me komunitetin egjiptian në Kavajë: Me Shqipërinë në BE, keni më shumë mundësi integrimi e zhvillimi

Më: 22 prill 2025 Në ora: 19:57
Drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali

Drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi, Eldi Çepeli, u takua sot pasdite me pjestarë të komunitetit Egjiptian, në lagjen nr. 4 në Kavajë.

“Aksesi i barabartë në shërbime, strehim, infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi është themeli për një shoqëri të drejtë.

Njerëzit lindin me dinjitet tē barabartë e të drejta të patjetërsueshme.

Një komb gjykohet nga mënyra si trajton më të dobëtit, të ndryshmit dhe pakicat e tij. Të drejtat e çdo njeriu janë vlerat që i japin kuptim Bashkimit Europian

Me Shqipërinë në familjen europiane, komuniteti Egjiptian, Rom dhe pakicat do të kenë më shumë mundësi për  integrim të plotë dhe për t’u përfshirë në çdo hap të zhvillimit.”, u shpreh Spiropali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat